Kush po e shoqëron Mimozën në qytetin e dashurisë?

Me zbutjen e disa prej masave kufizuese të shteteve shkaku i pandemisë COVID-19, këngëtarja Mimoza Shkodra ka pasur pak kohë të bëj udhëtime.

Ajo ka lënë për pak ditë Zvicrën për të vizituar Italinë.

Si rrallë kush këtë verë, Mimoza ka zgjedhur Venecian në një udhëtim që sigurisht nuk e ka bërë vetëm.

Por, nëse mendoni se këngëtarja ia ka mësyrë qytetit të dashurisë me ndonjë partner të mundshëm, gaboheni.

Këtë udhëtim, Shkodra ka zgjedhur ta bëjë me dy prindërit e saj, siç e ka zbuluar përmes fotografive në rrjete sociale.

Kujtojmë se pas ndarjes nga Seldi, një fejesë që fatkeqësisht përfundoi shpejt, këngëtarja e njohur nuk është përfolur për ndonjë romancë të re në jetën e saj.