Kush urinon në rrugët e Tiranës, do të publikohet në “YouTube”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në llogaritë e tij sociale idenë më të re për ta mbajtur të pastër kryeqytetin shqiptar.

Pas disa projekteve tjera për parandalimin e ndotjes së qytetit me nevoja fiziologjike të frekuentuesve të Tiranës, sot ai ka publikuar projektin më të ri.

Kush urinon në rrugët e Tiranës do të xhirohet e më pas do të publikohet në “YouTube”.

“Tirana më e pastër, por duhet ende ndryshim kulture.

Mos e bëj këtë në Tiranë, ose pastaj do bëhesh VIP në rrjete”, ka shkruar Veliaj.

Shiko Fotot: