Kushërirë me bashkëshortin, 24 faktet që nuk i dinit për Mbretëreshën Elisabetë

Nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë.

Prej 65 vitesh në fronin e Anglisë, Elisabeta II është një nga personazhet publikë më të famshëm të botës.

Dhe që kur është në pushtet ka dhënë shumë pak intervista e flet akoma më pak.

Pjesa më e madhe e njerëzve njohin koleksionin e saj të mrekullueshëm të kapeleve por dihet pak për jetën e saj.

“Business Insider” prezanton listën me “fakte personale që i përkasin Mbretëreshës, e që pak vetë i dinë”:

E para ka të bëjë me edukimin e madhërisë së saj

Elisabeta nuk ka frekuentuar asnjëherë shkollën.

Që kur ishte fëmijë, është thirrur “Lilibet” dhe është edukuar në shtëpi nga mësues privatë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me motrën më të vogël Margaret.

Nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë.

Ka festuar me turmën në fund të luftës

Dy të rejat Elisabetta dhe Margaret në 8 maj 1945, morën leje nga prindërit që të bashkoheshin me turmën që festonte në Londër Përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Mbretëresha e ka kujtuar atë mbrëmje si një ndër më të bukurat në jetën e saj.

Episodi është treguar në filmin “Një natë me mbretëreshën” drejtuar nga Julian Jarrold në 2016.

Kurora u thye ditën e dasmës

Në ditën e dasmës me princin Filip, kurora që mbante në kokë Elisabeta u thye dhe njerëzit që kujdeseshin për koleksionin e saj u thirrën menjëherë për një ndërhyrje urgjente.

Në fund Kurora u rregullua në kohë.

Është kushërirë me burrin e saj Filipin

Mbretëresha dhe bashkëshorti I saj Filipi janë kushërinj në nivelin e tretë.

Elisabeta vjen nga mbretëresha Vittoria nga ana e babait ndërsa Filipi nga ana e nënës.

Feston dy ditëlindje

Ditëlindja e vërtetë është në 21 prill, por vendi nuk e festoon zyrtarisht deri në 11 qershor.

Sovranët e lindur në muajt më të ftohtë, sipas traditës, e celebrojnë ditëlindjen zyrtare kur kushtet meteorologjike janë më të favorshme.

Mbretërim rekord

Elisabeta ka mbretëruar kaq gjatë që katër britanikë në pesë nuk kishin lindur akoma kur ajo u ngjit në fron.

Është bërë mbretëreshë menjëherë pas vdekjes së të atit në 1952.

Sot, 90 vjeç, është sovranja me jetëgjatësinë më të madhe në botë.

14 kryeministra britanikë, 13 presidentë amerikanë

Gjatë mbretërimit të 65 viteve në fron Elisabetta ka njohur 14 kryeministra britanikë dhe 13 presidentë të SHBA

Mjellmat dhe delfinët

Sipas një tradite që ka lindur në shekullin e XII, Mbretëresha posedon të gjitha mjelmat e delfinët që ekzistojnë në ujërat e mbretërisë.

Sot, për fat, mjelmat nuk konsiderohen më si një ushqim.

260 udhëtime jashtë vendit

Që kur është bërë mbretëreshë, Elisabeta ka kryer 260 udhëtime jashtë Mbretërisë.

Nuk është e pasur

Nga pasuria e saj familjare reale, Elisabeta II është shumë larg të qenurit ndër personat më të pasur të mbretërisë.

Pasuria e saj personale llogaritet tek 340 milionë stërlina.

Ka një sportel bankomat privat në Buckingham Palace

Mbretëresha ka në Buckingham Palace një sportel bankomat privat që operohet nga Coutts, një nga bankat britanike private më prestigjoze.

Paguan taksat, edhe pse nuk duhet

Mbretëresha nuk është e detyruar të paguajë taksat, por ka zgjedhur ta bëjë këtë në mënyrë vullnetare që nga viti 1993.

Ka dërguar mesazh në hënë

Në ngjarjen e madhe të 21 korrikut 1969 kur sateliti i parë do i drejtohej Hënës, 73 krerë shtetesh u ftuan që të dërgonin një mesazh të shkruar në hënë për paqen, që më pas u vendos në një disk.

Ky disk u vendos në sipërfaqen e satelitit të drejtuar nga dy astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin.

Mesazhi i Mbretëreshës ishte: Në emër të popullit britanik përshendës mundësinë dhe kurajon që kanë cuar njeriun në Hënë. Kjo sforco le të na rrisë kujtesën”.

Është rimarrë si personazh në të paktën 100 filma

Janë të paktën 100 filma apo seri televizive që kanë ndër protagonistët një personazh të inspiruar nga Elisabeta II.

Një gotë shampanjë përpara se të shkojë në krevat

Një sekret nga disa për Mbretëreshën që këtë pranver do të festojë 91 vjetorin e saj?

Një gotë shampanjë përpara se të shkojë të flejë, çdo natë.

Besnike e të njëjtës ngjyrë neutrale smalt

Që nga viti 1989, Mbretëresha përdor gjithmonë të njëjtën ngjyrë (neutrale) smalt.

Një rozë delikate e zbehtë që nuk është aspak e shtrenjtë.

Sipas mediave britanike llogaritet se është 7 euro një shishe.

Nuk ka pasaportë e patentë

Edhe pse është një shofere e mirë, Mbretëresha nuk ka marrë kurrë një patentë.

I njëjti diskutim mund të bëhet edhe për pasaportën.

Thjesht dhe qartë, nuk ka nevojë për to.

Çantat për të cuar mesazhe të koduara

Mbretëresha përdor cantat për tu cuar mesazhe të koduara asistentëve të saj.

E ka publikuar më së fundi Telegraf në Londër:

Nëse Elisabeta vendos cantën mbi tavolinë, do që takimi ku po merr pjesë të përfundojë maksimumi në 5 minutat në vazhdim.

Nëse e vendos në tokë, do të thotë se do të shpëtohet nga një bisedë e mërzitshme apo e papëlqyeshme.

Imitim

Mbretëresha, si një britanike e mirë, ka një “sens të madh humori” dhe është talent për imitimet.

“Ta shihja sesi imitonte zhurmën që bën Concorde gjatë uljes, është një nga gjerat më të bukura që kam asistuar” ka deklaruar kapiteni mbretëror Michael Mann për AP.

Ironia

Një herë në Kështjellën Balmoral disa turistë janë gjendur ballë për ballë me Elisabettën II që kishte një pëlhurë mbi kokë dhe nuk e njohën.

Ata e kanë pyetur: E ke parë ndonjëherë Mbretëreshën?

Dhe ajo: Unë asnjëherë, por ai polici padyshim që e njeh.

Asnjë mbiemër

Mbretëresha nuk ka një mbiemër.

Për titullin e saj thuhet: Madhëria e saj Elisabeta e Dytë, me Hirin e perëndisë në Mbretërinë e bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe territoreve e hapësirave të tjera, Mbretëresha, kryetare e Commonweald, mbrojtëse e Besimit”.

Nuk përndiqet dhe nuk mund të dëshmojë

Për sa kohë që është Kryetare e shtetit, Mbretëresha nuk mund të ndiqet penalisht dhe nuk është e detyruar të dëshmojë në gjykatë.

Natyrisht, Elisabeta nuk abuzon me pushtetin që ka.

“Edhe pse procedimet civile e penale nuk mund të ushtrohen kundër Sovranes, – lexohet në sitin web të familjes mbretërore – Mbretëresha është e kujdesshme që të gjitha aktivitetet e saj të kryhen conform ligjit”.

Një apartament në Nju Jork

Mbretëresha bleu në 2015 një apartament pak metra larg Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

E paguar gati 8 milionë dollarë, shtëpia ka 300 metra katrorë dhe gjendet në katin e 18-të të një gradacele të madhe dhe ka një dhomë ndenjeje, një dhomë ngrënieje, katër dhoma gjumi dhe katër banjo.

Lista e dhuratave vjetore

Cdo vit familja mbretërore nxjerr një raport të detajuar për të gjitha dhuratat e marra nga liderët publikë e botërorë në 12 muaj.

Dhe ndërmjet atyre që cdo vit I drejtohen Mbretëreshës nuk mungojnë edhe të mira që kanë goxha vlerë.