Ky analist i njohur shqiptar-gjyshi i Sara Hoxhës

Si sot 4 vite më parë ndërroi jetë mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli.

Ditën e sotme Sara Hoxha, ka zbuluar lidhjen e gjakut që ka pasur me artistin e ndjerë.

Përmes një postimi ajo ka treguar se ai ka qenë gjyshi i saj dhe e ka kujtuar me disa fjalë shumë prekëse.

Sara ka publikuar në Instagram disa nga fotot ikonë të gjyshit të saj, nga koha kur ai punonte në Cirkun Kombëtar.

“Kanë kaluar 4 vite dhe unë ende nuk mund ta besoj që ti nuk je më me ne.

Ti je legjenda jonë dhe ti gjithmonë do të jesh gjysh!”, ka shkruar Hoxha.

Gjyshi i Sarës ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA.

Ai ishte ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist.

Kujtojmë se Sara Hoxha është në pritje të ëmbël dhe për pak javë do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që do të jetë një vajzë.