Ky detaj zbulon se Heidi Lushtaku dhe Haxhi Krasniqi janë ribashkuar?

Heidi mbrëmjen e djeshme e mbështeti vazhdimisht ish-të fejuarin e saj.

Haxhi Robin Krasniqi është kampioni i ri në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA.

Në kuadër të kategorisë gjysmë të mesme, Robin Krasniqi ka luftuar mbrëmë kundër kampionit të IBO dhe WBA, Dominic Bosel dhe doli të jetë fitues.

Kjo fitore i ka gëzuar të gjithë madje edhe ish-të fejuarën e tij Heidi Lushtakun e cila gëzimin e ka treguar hapur nëpërmjet Instagramit.

Ajo mbrëmjen e djeshme e ka mbështetur vazhdimisht Haxhi Krasniqin.

Nuk dihet nëse dyshja janë pajtuar pasi ishte Heidi ajo e cila kur e konfirmoi ndarjen ka treguar se ata kanë mbetur miq të mirë dhe se gëzon respekt për të dhe familjen e tij.