Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili ka kërcënuar me vrasje presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
40 vjeçari Kujtim Peci nga rajoni i Mitrovicës, ka kërcënuar presidentin Thaçi përmes Facebook, ku në foto shihet gjuha kërcënuese dhe dy kallashnikovë.
“Sot i zhdrypa prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja.
Le ta dijë Hashim Broja a kushdo qoftë ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut.
Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë s’ta le me bo”, ka shkruar Boletini.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.
Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.
Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.