Në Kinë është ndërtuar një nga ashensorët më të sofistikuar për anijet.

Ashensori përfundoi pas 22 vitesh që kurse u hartua, ndërsa është ndërtuar në provincën Hubei të Kinës.

Ashensori i cili quhet ndryshe në anglisht “Shiplift” është projektuar nga një ekip kinezë dhe gjermanë dhe konsiderohet më i madhi në botë.

Ashensori vertikal është projektuar për të ndihmuar anijet e vogla dhe të mesme me një zhvendosje prej 3 000 ton për të kaluar në një digë.

Niveli i ujit të digës është 113 metra i lartë dhe lëvizja bëhet në drejtim të kundër të rrymës së ujit.

Ashensori është i pajisur me një dhomë me ujë 120 metra i gjatë, 18 metra i gjerë dhe 3.5 metra i thellë.

Dhoma bashkë me ujin dhe sistemet mekanike peshon 15.500 ton komplet.

Megjithëse ashensori ka hyrë në përdorim që në vitin 2003, ai po shfrytëzohet tani në kapacitete të plota.

Për më tepër shihni videon: