Ky është banori i ri që do të hyjë të premten në ‘Big Brother Vip’?

Meridian Ramçaj është një nga banorët më të spikatur të “Big Brother Albania”.

Ai ka marrë pjesë në edicionin e 7 të këtij formati dhe që prej atëherë është bërë pjesë e jetës publike.

Gjatë këtyre viteve Meridiani është angazhuar në politikë teksa shpesh e kemi parë në emisione të ndryshme televizive, mund të përmendim këtu “Përputhen”, ku ka qenë si opinionist.

Ndërkohë, Meridiani ka qenë një nga personazhet e përfolur se do bëhej pjesë e “Big Brother VIP” para se reality-show të niste.Deri tani ai nuk është bërë pjesë e tij, por së fundmi ka ngritur sërish dyshime se do bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Meridiani ka postuar në “Instastory” foton e një televizori duke shkruar “1,2,3…Prova”.

Televizori në foton e postuar prej tij është i vjetër, ashtu si televizori që ndodhet në dhomën e dënimeve në shtëpinë “Big Brother”.

Duke bërë këtë paralelizëm, ndjekësit e tij kanë nisur të aludojë se ai do jetë banori i ri që do i bashkohet “Big Brother VIP” të premten.

Megjithatë, theksojmë se ende nuk ka asnjë konfirmim prej tij dhe as nga produksioni.

Kujtojmë se banorët e fundit që i janë bashkuar programit janë Dj Dagz dhe Dj PM.