Ky është doktori i cili kujdeset për shëndetin e Albin Kurtit

Garës për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës i futet edhe specialisti i kirurgjisë orale, Mirsad Shkreta nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkreta, është kirurg oral në Qendrën Klinike Stomatologjike të Kosovës dhe ligjërues universitarë, shkruan infokosova.

Në Qeverinë Kurti, Shkreta ka shërbyer si Këshilltar i Lartë dhe Shef Kabineti i Ministrit të Shëndetësisë.

Mirsad Shkreta është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës me numër 62, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./InfoKosova/