Ky është i riu nga Podujeva që humbi jetën dje në aksident

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksid ent në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku humbi jetën një person dhe një tjetër u lëndua.

Indeksonline mëson se i riu që humbi jetën është Labinot Hasani, nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.

I ndjeri ditë më parë kishte ardhur në Kosovë për pushime, nga Gjermania.