Gërhitja është një zhurmë që tjetrin e bezdis shumë.

Disa persona nuk mund ta durojnë fare atë që gërhet.

Ka dhe të atillë që në momentin që dikush gërhet i prishet gjumi dhe nuk mund të fjel i qetë më.

Ditëve të sotme, shumë njerëz vuajnë nga probleme të ndryshme të gjumit, ndërkaq mungesa e gjumit në mënyrë të dukshme e pengon jetën e përditshme dhe e rritë rrezikun e problemeve të ndryshme shëndetësore.

Në anën tjetër, shumë njerëz e kanë problem nëse partneri/ja gërhet, pasi që nuk mund të flenë mjaftueshëm dhe të përgatiten për ditën e nesërme.

Gërhitja është kryesisht rezultat i sasive të tepërta të mukusit në kanalet e frymëmarrjes, prandaj eliminimi i tij e redukton, parandalon dhe mundet ta ndalojë krejtësisht gërhitjen.

Më poshtë ju sjellim një recetë natyrale dhe shtëpiake e cila ju ndihmon ta largoni mukusin dhe rrjedhimisht ta përmirësoni kualitetin e gjumit duke e ndalur gërhitjen.

Përbërësit:

– 2 mollë
– ¼ limon

– 1 copë xhenxhefil
– 2 karota

– ½ gotë ujë

Përgatitja:Metoda e përgatitjes është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë.

Krejt çfarë duhet të bëni është t’i futni në blender të gjithë përbërësit dhe t’i përzieni derisa ta fitoni një masë homogjene.

Këtë ilaç preferohet ta përdorni disa orë para se të flini.

Man snoring while his wife is covering ears with the pillow