Ky është ish-deputeti që do t’i bashkohet “It’s My Love”

“It’s My Love”, është kthyer në një nga emisionet më të komentuara javëve të fundit.

Për ndryshimet që do të ndodhin në këtë emision gjatë episodeve të radhës ka folur Kika.

Ai ka qenë i ftuar në një intervistë për Express Rozë, ku ka treguar për ardhjet e reja që do t’i bashkohen këtij emisioni.

Bëhet fjalë për Anën dhe Beratin e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, emision i cili realizohet në Shqipëri.

Por, përveç Anës e Beratit, Kika tregoj se emisionit do t’i shtohet edhe një ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Milaim Zeka do të jetë pjesë e “It’s My Love”, si analist.

“Kemi edhe dy ardhje nga “Për’puthen”.

Është Ana dhe Berati, të cilët kanë qenë mjaft të komentuar.

Kemi edhe ndryshimin e analistit, që javë për javë ka me qenë aty.

Është analist e politikan, z. Zeka, pra Milaim Zeka”, ka treguar Kika.

Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./ Express