Ky është klubi i parë italian që u rikthehet stërvitjeve

Serie ARajoni i Emilia-Romagna në Itali tashmë ka dhënë leje për aktivitet sportive, gjithmonë duke iu përmbajtur kushteve të vendosura nga OBSH-ja dhe autoritetet shtetërore të vendit.

Kësisoj, Sassuolo, ka vendosur që t’u rikthehet stërvitjeve, madje nga dita e hënë, përcjell GazetaBlic.Kështu ka njoftuar vetë klubi “gjelbër e zi” përmes një komunikate.

Përderisa dy skuadrat tjera nga i njëjti rajon, SPAL dhe Parma, po presin një këshillë nga federata dhe qeveria, Sassuolo ka bërë hapin e parë.

Klubi njofton se nga dita e hënë, pra 4 maj, do t’u japim lojtarëve hapësirë për përdorimin e fushave të Qendrës së Futbollit Mapei për seanca individuale stërvitore.

Futbollistët do të lejohen të hyjnë në fusha, në përputhje me rregullat e distancimit shoqëror, ndërsa hyrja në ambiente të mbyllura (zhveshtore, palestra, zyra) do të ndalohet.

Seancat individuale do të mbahen gjatë mëngjesit, nga e hëna në të premten, ku do t’i përdorin tre fusha dhe vetëm gjashtë lojtarë në orë.

Aty nuk do të merr pjesë stafi teknik, ndërsa kontrolli mjekësor do të jetë në dispozicion”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e klubit.