Ky është moti për fundjavë

Prishtina Weather ka paralajmëruar se gjatë ditëve të vikendit mund të ketë edhe reshje bore.

21.11 – Kryesisht vranët, ftohtë dhe me erë.

Përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

Në mbrëmje rrebeshe të dobëta bore mund të bien edhe përgjatë viseve të ulëta.

22.11 – Në mëngjes me vransira, ditën kryesisht me diell.

23.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

Ditën kryesisht me diell.

24.11 – Në mëngjes vransira kalimtare, ditën kthjellime dhe kryesisht me diell.

25.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave me mjegull.

Ditën kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit në rënie ditëve të fundjavës.

Minimalet nga 1C zbresin në -3C, ditën e hënë.

Maksimalet zbresin në 4C, e të hënën rriten përreth vlerave mesatare në 9C./Kosovarja