Moti për vikend do të mbaj si në vijim.

Për të gjithë ju që doni ta dini se si do të jetë moti shikojeni tani.

9.11 – Butë, vransira dhe intervale me diell.

Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e më vonë gjatë natës priten reshje lokale shiu.

10.11 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu.

Ditën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Në mbrëmje priten kthjellime.

11.11 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Në mëngjes më ftohtë, në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.

12.11-13.11 – Ditën e martë, kryesisht me vransira dhe erë.

Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Ditën e mërkurë, kryesisht vranët, me erë, e kohëpaskohe me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare jugore 2-7m/s, e ditën e martë do të fryejnë erëra të forta nga juglindja, me hove deri në 16m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.