Ky është ‘reagimi’ i parë i Norës pas lidhjes së Robertit me modelen italiane

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, u bë përsëri pjesë e mediave rozë për shkak të jetës së tij.

Ishte modelja italiane, Maria, e cila publikoi një video me Robertin dhe me këtë rast, konfirmuan lidhjen e tyre.

Teksa të gjithë po e prisnin reagimin e Norës, asaj me sa duket nuk iu bë vonë.

Së fundmi, ajo postoi një foto në Instagram duke paralajmëruar diqka të re që do të sjell së shpejti për fansat.

Nora është gati, a jeni ju?”, ishte mbishkrimi i kësaj fotografi.

Por për çfarë bëhet fjalë, ajo ende nuk ka dhënë më shumë detaje./Blic/