Ky është urimi emocionues i Kim Kardashian për babain e saj

I ati i saj ka më shumë se 15 vite që ka ndërruar jetë, megjithatë Kim Kardashian nuk e harron asnjëherë.

Ylli i familjes Kardashian-Jenner e kujton të atin e ndjerë në çdo festë dhe ditën e sotme i ka dedikuar disa fjalë prekëse.

Robert Kardashian do të festonte ditëlindjen e tij dhe nëpërmjet një postimi në Instagram Kim i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen babi! Më mungon përtej imagjinatës.

Do të doja të ishe këtu që të shihje gjithçka”.

I ati i Kim ka qenë avokat shumë i suksesshëm dhe 39-vjeçarja është duke ndjekur hapat e tij.

Ajo po studion prej vitesh për këtë degë dhe shpreson shumë që t’i ngjajë babait të saj.