Këngëtarja Fjolla Morina njihet si njëra ndër femrat e shoubizit vendor ndër më të “zjarrtat”.

Prej se është paraqitur në publik, Fjolla ka lënë përshtypje se është një femër shumë e nxehtë, shkruan “InfoKosova”.

Të gjithë e dimë se familja e Fjollës përbëhet nga dy vajzat e saj dhe nëna, ndërsa për pjesën tjetër të familjes ajo nuk ka preferuar të flas asnjëherë.

Por, sonte duket se këtë gjë e ka ndryshuar këngëtarja Morina.

Ajo shfaqet pikërisht me vëllanë e saj siç e quan të hasretit.

Ai duket një goxha djalë, ndërsa Fjolla shihet shumë e lumtur pranë tij, si motra pranë vëllait./InfoKosova/