Ky është vëllai i Albina Kelmendit, krahu i saj i djathtë

Albina Kelmendi ka lindur e është rritur në një familje muzikantësh, artistësh, ku ka jehuar gjithmonë kënga e bukur dhe me shije.

Pra, Albina nuk kishte se nga të dilte, andaj zgjedhi muzikën si rrugën e saj të jetës, shkruan “Kosovarja”.

Sot, Albina Kelmendi është një nga këngëtaret më të pëlqyera sidomos në tregun e muzikës live.

Këngëtarja pejane ka treguar se familja e mbështet në çdo hap, e sidomos vëllai i saj, të cilin e konsideron si “krahun e djathtë”.