Frutat kanë veti shëruese.

Në çdo frutë ka të mira shëndetësore.

Mandarina e gjelbër karakterizohet me vitaminë C, e cila është e nevojshme për funksionimin sa më të mirë të sistemin imunitar të organizmit.

Ky lloj fruti mëton të reduktojë sasinë e sheqerit, pasi që nuk ka nivel të lartë të sheqerit të frutave.

Mandarinat e gjelbra kanë shumë përfitime, sidomos për diabetikët.

Krahas diabetit, kjo lloj mandarine promovon edhe trajtimin e problemeve të mëlçisë dhe përmirësimin e tretjes.

Anti-oksidantët që gjenden në të ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq në trup dhe largimin e radikaleve të lira nga organizmi.

Vitamina C mund të përmirësojë pamjen e lëkurës dhe të parandalojë pakësimin e kolagjenit, e cila ndihmon në mos-shfaqjen e rrudhave.