Ky market në komunën e Gjilanit që nga nesër ofron bukë falas për familjet në nevojë!

Një market në Zhegër të Gjilanit që nga dita e nesëme do të japë bukë falas.

Market Karadaku në Zhegër “Te Sabiti”, ka vendosur të furnizojë me bukë falas të gjitha familjet në nevojë, kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Duke u bazuar në ngjarjet e fundit, nga shfaqja e pandemisë globale Covid-19..

dhe sidomos në Kosovë nga paniku i tepërt kërkesa për furnizim me miell u shtua jashtëzakonisht… dhe nga ky përfundim shumë familje me kushte të dobëta ekonomike mund ta përjetojnë keq sepse edhe ajo që kishin si elementare për jetë mungon”, thuhet në njoftimin e këtij marketi, tranmseton Indeksonline.

“Andaj kemi vendosur që nga nesër data 17.03.2020.

Buka për të gjithë familjet e Zhegrës në nevojë nga nesër do të jetë pa pagesë !! (Nga ora 8:00- 10:00) Mëngjes.”, thuhet tutje në këtë shkrim.

Kujtojmë faktin se për shkakë të pandemisë që ka prekur thuajse gjithë botën, kërkesat për tu furnizuar me ushqime më gjatë veçse janë rritur./Indeksonline/