Ky shtet raportoi sot rreth 20 mijë raste ditore me koronavirus

India njoftoi sot rritjen më të madhe të rasteve ditore me koronavirus, duke shënuar 19.906 të infektuar të ri me COVID-19 përbrenda 24 orëshit të fundit.

Numri i rasteve në të gjithë vendin arriti në 528 859, derisa numërohen dhe 16 095 viktima.

India është vendi i katërt më i goditur pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë.

“Të shtunën u testua një total prej 231.095 personash”, njoftoi Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore, shifër që konsiston në më shumë se dyfishin e testeve të kryera çdo ditë.

Qeveritë në Delhi, Maharashtra dhe Uttar Pradesh njoftuan se do të zgjerojnë më tej numrin e testimeve përgjatë javëve të ardhshme.