Ky vend u premton banorëve të saj vaksinën falas anti covid

Australia ka njoftuar se ka siguruar furnizimin me një vaksinë të mundshme të coronavirusit dhe do të jetë në gjendje të japë doza falas për të gjithë popullsinë prej 25 milionë banorëve.

Është një vaksinë e zhvilluar bashkërisht nga ndërmarrja farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, raporton BBC.

“Nëse provat klinike janë të suksesshme, një marrëveshje me AstraZenec do të sigurojë qasje të shpejtë për çdo australian”, tha kryeministri Scott Morrison, duke shtuar se vaksinimi ka të ngjarë të jetë i detyrueshëm.