Kylie Jenner duket mahnitëse me flokë ngjyrë rozë

Kylie Jenner bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë kah ajo me fotografitë e fundit njëherësh të reja që ka ndarë në rrjetet sociale.

Me një paruke rozë, mogulja e bukurisë dukej në formë të mahnitshme teksa kishte vënë në pah asetet e saj tru.pore.

Nëna e një vajze e kompletoi dukjen glamuroze me disa unaza diamanti që kishte vendosur në duart e saj.

“A mund të qëlloni ngjyrën time të preferuar”, ishte përshkrimi krahas këtyre imazheve tërheqëse që publikoi me 183 milionë ndjekësit.

Në një tjetër video të ndarë në Instagram më afër kamerës, Kylie kishte në fokus fytyrën e saj duke përdour një filtër që ia shfaqi më shumë grimin dhe dukjen e saj.

Kylie kohëve të fundit është përfolur edhe për një ribashkim me reperin Travis Scott, me të cilin ka edhe vajzën Storm.

Të njëjtit ishin të izoluar së bashku në Los Angeles me ç’rast ngjallën dyshime të shumta te publiku.