Kylie merr vëmendje me imazhet e reja në fustan të shkurtër

Kylie shkëlqen edhe në paraqitjen e radhës.

Kylie Jenner është një prej emrave më të komentuar për çdo paraqitje që bën.

Ylli televiziv, së fundi ka ndarë me fansat disa fotografi të reja, në të cilat shfaqet e veshur me fustan të gjelbër.

Fustanin e  kishte kombinuar me një palë sandale me të njëjtën ngjyrë.

Kylie kishte lëshuar flokët dhe vendosi një palë syze të bardha në fytyrë, teksa pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Kujtojmë se Kylie Jenner vazhdon të jetë aktive në biznesin e saj, teksa vazhdimisht sjell produkte të reja. /Lajmi/