La gruan për Fjolla Morinen, irritohet Fisniku: Femrat duan famë prej meje

Biznismeni i njohur Fisnik Syla, ka qenë shumë herë i përfolur në mediat rozë për jetën e tij private.

Kohët e fundit po përflitet se ishte në lidhje të re me një moderatore nga Shqipëria.

Megjithatë, në një mënyrë ose një tjetër, Fisniku duket se është i irrituar me femrat që përpiqen të marrin emër në krah të tij.

Ai përmes një statusi të publikuar në InstaStory, shkroi se nuk duhet të jesh në lidhje me të, në mënyrë që të kërkosh vëmendje.

“Shumëkush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes; me keqardhje ju them se nuk do ta ketë atë rast”, shkroi Syla në InstaStory.

Shiko postimin: