Labeli i saj ishte ekspozuar ndaj koronavirusit, Katy Perry merr këtë vendim

Katy Perry ishte izoluar për 24 orë, pasi anuloi koncertin kur u kuptua se labeli i saj u godit nga COVID-19.

Katy Perry u largua nga Australia të premten pas një ‘karantine’ 24-orëshe në hotelin e saj në Sidnei, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shtatzënë, 35 vjeç, u izolua të enjten dhe u detyrua të anulojë një koncert ’pasi një frika nga koronavirusi tronditi kompaninë muzikore, ku bën pjesë ajo.

Besohet se dy persona në selinë e Universal Music Australia në Woolloomooloo ishin të ekspozuar ndaj virusit dhe stafi u udhëzua që ‘menjëherë të karantinohet’.

Sipas Sunshine Coast Daily, Universal mori vendimin për anulimin e ngjarjes private në Redfern si një masë paraprake sigurie për Katy dhe anëtarët e tjerë të stafit.

Në ngjarje do të merrnin pjesë 30 anëtarë të labelit dhe përfaqësues të ndryshëm të medieve.

Katy me sa duket ishte këshilluar të mos merrte pjesë në këtë ngjarje vetëm disa minuta para se ajo kishte planifikuar të linte hotelin e saj.

Një i burim i afërt me Universal Music i tha Daily Mail Australia se ky ishte një vendim i zgjuar duke pasur parasysh se ‘këto ngjarje gjithmonë e tejkalojnë kapacitetin e dhomës’.

“Do të shqetësohesha shumë për të pranishmit e asaj feste.

Të gjithë qëndrojnë krah për krah vetëm që të mund të futen brenda në dhomë”, tha burimi.

“Nëse dy anëtarët e ekspozuar të stafit ishin në këtë ngjarje, ose nëse dikush do të ishte në kontakt të ngushtë me ditët e fundit do ishte në këtë ngjarje, unë do të shqetësohesha shumë.

Këngëtarja e hitit “Firework” anuloi të gjitha intervistat e aranzhuara pas anulimit të koncertit dhe u largua nga vendi të premten.

Katy tha të hënën se prindërit e saj kishin hezituar të kishin kontakt fizik me të gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë, për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore kanë këshilluar publikun të evitojnë shtrëngimin e duarve, përqafimet ose puthjet në mënyrë që të zvogëlohet përhapja e COVID-19.

Të enjten, Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson u testuan pozitiv me koronavirus.

Besohet se Katy po kthehet në Shtetet e Bashkuara, ku do të ribashkohet me të fejuarin e saj, Orlando Bloom, me të cilin po pret fëmijën e saj të parë.

Ka 194 raste të konfirmuara COVID-19 në Australi që nga pasdita e së premtes. /Lajmi.net/