Labi: 87 vjeçares nga Istogu që mbeti e vetme 30 vjet më parë, pension 200 euro që prej sot

Zojë Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut kishte mbetur e vetme 30 vjet më parë, atëherë kur edhe i vdiq bashkëshorti.

Me 90 euro në muaj, gjyshja 87-vjeçare e kishte të pamundur që të plotësonte nevojat ditore për jetesë.

Në një dhomë, ku skutat janë mbuluar nga myku, nënë Zoja ka harruar edhe kur për herën e fundit e kishte vizituar dikush në shtëpinë ku ajo po jeton që 20 vjet.

Vetë kujdeset për gjithçka, përfshirë edhe ushqimin.

E nuk rresht së përmenduri që ditët e dimra po afrohen, e ende nuk ka siguruar ngrohjen për këtë vit.

E storia e publikuar së fundi ka zgjuar dhembshuri te të gjithë ata që kanë ndjekur rrëfimin e saj dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur gatishmëri për t’i dalë në ndihmë.

E këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se tani nënës Loke nga Istogu, iu është bërë pensioni 200 euro nga dita e sotme.

Kjo duke iu falënderuar kompanisë Golden Vip Taxi, e cila do të dhurojë 100 euro çdo muaj.

“Tani e di se të gjitha ato nëna e vajza që e kanë shikuar storien nga portalet e ndryshme dhe nga KosovaPress, e ku ato nëna qanin me lot për nënën loke, tani më nuk do qajnë e do të rrinë të qetë sepse lokes ia kanë bërë parajsë jetën të gjithë shqiptarët anekënd botës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Mirëmbrëma ju që lexoni gjitha të vërtetat që shkruhen te faqja ime Facebook!

Të dashur qytetarë, nuk kam koment për shpirtin human të popullit tonë!

Tani, nënës Loke nga Istogu, iu është bërë pensioni 200 euro që nga dita e sotme.

Kompania Golden Vip Taxi, i ka dhuruar 100€ çdo muaj lokes ku ato para i dalin në konton e saj.

Tani e di se të gjitha ato nëna e vajza që e kanë shikuar storien nga portalet e ndryshme dhe nga KosovaPress, e ku ato nëna qanin me lot për nënën loke, tani më nuk do qajnë e do të rrinë të qetë sepse lokes ia kanë bërë parajsë jetën të gjithë shqiptarët anekënd botës.

Mentor shoku, faleminderit edhe njëherë për donacionin ku tani iu është rritur pensioni lokes.

Faleminderit të gjithëve!

Të dashur miq, tani do ia rregullojmë edhe shtëpinë brenda saj dhe vazhdojmë me aksionet e radhës.

Me dashuri Labi

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/4091983024210384