Labi reagon ndaj Qeverisë: Ky vendim, është poshtrues për ta , sepse juve ashiqare ju duhen vetem kur ju duhen paratë

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Republikës për qasjen ndaj diasporës.

Sipas tij, vendimi për PCR-në ndaj diasporës është poshtërues.

O qeveri, që ma keni ndalë punen e me keni humbur me mijera euro, me te cilat gjithmonë i kam ndarē me popull, ( me rastet e sem.undjeve) e që jam tatim paguesi më i madh si këngëtar nē trojet shqiptare e ne Kosovë, nuk ka dert që femijeve të mi ua keni ndaluar biznesin e babasë!

Aman aman, DIASPORÊS, mos ia ndalni hovin për çfarë do që ata duan të ndryshojnë me atdheun e tyre Kosovën e Shqipërisë.

Ata e kanë mirë ashtu siç kanë ndihmuar lu.ften dhe ekonomine e vendit, e mbi të gjitha jetet e femijëve tanë..!

Ky vendim, është poshtrues për ta , sepse juve ashiqare ju duhen vetem kur ju duhen paratë, ndërsa kur ata duan të bejnë ndryshime me votën e tyre kqyrni me jau ndalua edhe pak vullnet që ju ka mbetur për KOSOVËN!” ka shkruar Labi në Facebook.