Labinot Tahiri do të garojë për President të Kosovës, e thotë publikisht se kur do të ndodhë

Edhe pse është larguar nga skena politike, me humanitetin që po vazhdon të ketë, synon të bëhet edhe president i ardhshëm i vendit.

Bëhet fjalë për këngëtarin Labinot Tahirin, i cili ka shpalosur të pathënat e deritanishme për qëllimet e tij në politikë.

“Shpresoj se do të vijë ajo ditë, edhe do të ndodhë! Sepse kjo është dëshmuar me qëllimet e mija të mira unë i kam shërbyer vendit me kontribut human, në punën që e bëjë nuk i ndalë angazhimet për t’i ndihmuar njerëzve duhet të punojmë për qytetarët si familjen tonë.

Shumë gjëra ndodhin të padrejta që qytetarët nuk i shikojnë, ky vend ka nevojë për motiv politik qeveritë tona punojnë me inati, unë i kam parë gjërat, ndryshe flitet e ndryshe janë, Albin Kurti më len përshtypje se nuk është I korruptuar por nuk e di se çfarë ka pas vetës,” – tha Tahiri në “N’NEJË”. /ATVLIVE/