Lajm i mirë, këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij shërohen plotësisht nga koronavirusi

Këngëtari konfirmoi vet lajmin e shërimit.

Dy javë më parë nga mostrat e marra këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij kishin rezultuar pozitiv në testet e koronavirus.

Por tash pas një tretmani prej 14 ditësh gjilanasi së bashku me gruan e tij në testet e bëra sot dolën se janë shëruar plotësisht nga kjo sëmundje.

Me anë të një postimi të bërë në Facebook, Muhameti falënderon gjithë stafin që u kujdesën për shërimin e tij, dhe i uron shërim të shpejtë edhe pacientëve të tjerë të prekur nga ky virus.Lajmi.net

Postimi i plotë:

Lajm i gezueshe ne kto momente pas testit qe bem sot une dhe bashkeshortja ime dulem NEGATIV flm Zotit Dhe repartit Infektives Ne Prishtin Shefit repartit mikut dhe vendasit tim prof Sali Ahmetit ponjashtu dr Valbonit Dr ,si dhe drejtoreshes ,dr Linda Ajazaj Berisha Shemsedinit ,dhe dr Blerta,Infermieret,Fitimit dhe Fetijes qe qelluan sonte ktu edhe krejt stafin e infektives ju jeni Hero ju dua flm edhe dr Zeqe Kuqit qe ter kohen ka qen me mua dhe mjeket sherim te shpejt te gjith atyre qe perballen me kete smundje do tja dilni flm edhe Infermieri, Gzimi, Feridit Iliri Nurija sherim te shpejt edhe Shokve te mi Dr Jetish Jetishit Mentor Bytyqit Demir Panorcit dh te gjith atyre qe jon duke u sheru

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=750572198810075&set=a.124762131391088&type=3