Lajm i mirë, ngrihen disa centimetra liqenet akumuluese, Batllava e Badovci

Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit, ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në Liqenin e Badovcit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Kompania e ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. (KRUP) ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut në vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritur për 90 centimetra (apo gati 1 metër), kurse Badovci për 20 centimetra, transmeton Indeksonline.

“Ju kujtojmë se, në vitin 2013-2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale, ndërsa, para një jave rënia e ujit në të dyja liqenet ishte prej më shumë se 10 metra nga kuota maksimale”, thuhet në një njoftim shtypi./Indeksonline/