Lajm i mirë: Shërohet foshnja 6-muajshe e prekur nga Koronavirusi

Pak kohë më parë tronditi rrjetin historia e çiftit nga Anglia.

Ata kishin vetëm 6 muaj që ishin bërë prindër pas 10 vitesh përpjekje.

Mirëpo ëngjëlli i tyre, Erin ishte prekur nga koronavirusi.

Vogëlushja kishte bërë edhe një operacion në zemër.

Së fundmi nga mediat e huaja bëhet e ditur se Erin ia ka dalë dhe është shëruar nga koronavirusi.

Doktorët në spitalin e fëmijëve Alder Hey i kanë thënë familjes se vogëlushja ia doli.

Pak kohë më parë prindërit e saj, Ema dhe Wayne treguan se ardhja e Erinit në këtë botë ishte mrekulli për ta.

“Njerëzit ende nuk e marrin seriozisht këtë virus dhe kjo më shqetëson.

Kur hyjmë në një supermarket jemi në ankth sepse vajza jonë është e ndjeshme ndaj viruseve.

Por njerëzit ende nuk e kuptojnë distancën sociale, sillen sikur të ishte një ditë normale, nuk po i përmbahen masave të izolimit.

Kjo na mërzit të dy”, tha Wayne.

Ndërsa Ema në një postim në Facebook shkroi: “Jemi të zemëruar sepse jemi në një pozitë ku mund të humbasim vajzën tonë të vogël.

Ju lutem, ju lutem, ju lutem lutuni për Erinën.

Ne nuk mund ta humbim atë për shkak të këtij virusi.

Ajo ka luftuar shumë, ne kemi nevojë për të, ajo na kompleton.

Shpresoj që ata që nuk e kanë marrë këtë virus seriozisht ta lexojnë këtë dhe të vënë mend”.

“Erin do të jetë fëmija ynë i parë dhe i fundit.

Ajo është një mrekulli për ne”, thanë çifti.