Lajm i mirë! Shërohet futbollisti shqiptar i infektuar me koronavirus

Sulmuesi shkruan në profilin e tij në rrjetet sociale se ka bërë testin e parë, i cili ka dalë negativ, ndërsa për siguri maksimale, do të bëjë edhe testin final.

Futbollisti shqiptar, Valdrin Mustafa i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës U-21 dhe që ishte i infektuar me koronavirus fatmirësisht është shëruar.

Sulmuesi shkruan në profilin e tij në rrjetet sociale se ka bërë testin e parë, i cili ka dalë negativ, ndërsa për siguri maksimale, do të bëjë edhe testin final.

“Të dashur miq.

Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja, që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time.

Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”, ka shkruar Mustafa në rrjetet sociale.