Lajm jo i mirë për Prishtinën, nga sonte në karantinë hyn edhe kryeqyteti

PRISTINA, KOSOVO - JULY 01, 2015: Aerial view of capital city with some old buildings like National Public Library and Christ the Saviour Cathedral.

Janë shtuar rastet e prekura me Koronavirus, shkruan “InfoKosova”.

20 persona të ri, kanë rezultuar pozitiv në testin që iu është bërë atyre për COVID-19.

E me këtë rast Komuna e Prishtinës ka vendos që të ndërmarr masa më të rrepta, duke e çuar kryeqytetin në karantinë.

Këtë e bëri me dije Selim Pacolli zv. kryetari i komunës së Prishtinës.

Pacolli në njoftimin e tij shkruan: “Ditë jo e mirë për Kryeqytetin.

Prishtina prej sonte hyn në karantinë.

Nga 25 kontaktet e personit të infektuar ditë më herët, 20 janë testuar pozitiv sot.

Lajmi i mirë është që të gjitha janë kontakte të personit të infektuar.

Lajmi i keq është se tani duhet të shtojmë masat resktriktive në Prishtinë.

Të gjithë personat ishin pa simptome.

Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1.

Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha.

Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikqyrje 24 orëshe nga policia.

Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat.

Me ditë të tëra kemi bërë thirrje për mosrelaksim.

Po hyjmë në një fazë kritike.

Përsëriteni tek të gjithë që i njihni #rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi”./InfoKosova/

Ditë jo e mirë për Kryeqytetin. Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Nga 25 kontaktet e personit të infektuar ditë…

Gepostet von Selim Pacolli am Samstag, 11. April 2020