‘Lajmërohet’ edhe një herë Avdullah Hoti: Jeta e njerëzve është më e rëndësishme se stabiliteti financiar i bizneseve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar edhe njëherë ndaj situatës së krijuar pas koronavirusit.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se jeta e njerëzve është në e rëndësishme se sa stabiliteti financiar i bizneseve.

Shkrimi i plotë:

Aktiviteti biznesor ne gjithe Kosoven eshte kufizuar ne maksimum, pjeserisht nga vendimet e Qeverise dhe pjeserisht nga frika e punetoreve dhe bizneseve per te zhvilluar biznesin normalisht.

Kjo eshte e kuptueshme.

Kjo situate do te kete pasoja per te gjithe ne.

Nga mungesa e aktivitetit biznesor do te ndikohen te ardhurat e bizneseve dhe, rrjedhimisht, te ardhurat e familjeve, te hyrat buxhetore per shtetin, kthimi i kredive ne banka e keshtu me radhe.

Te gjithe do te jemi bashke per tu perballur me keto pasoja.

Vendimet e Qeverise do te jene ne perputhshmeri me situaten e krijuar.

JETA E NJEREZVE eshte me e rendesishme se stabiliteti financiar i bizneseve dhe i bankave, te hyrat e ATK-se e te institucioneve te tjera./Gazeta Blic