Lajmërohet Shpend Ahmeti: S’jom mo, mos më shkruani për rrugë

Reshjet e borës që kanë filluar të bien që nga dita e djeshme i zunë sërish në befasi autoritet komunale dhe kompanitë që merren me pastrimin e rrugëve, duke shkaktuar kështu probleme në qarkullim.

Në shumë rrugë anë e kënd Kosovës, por edhe në kryeqytet qarkullimi zhvillohej me vështirësi, shkruan Telegrafi.

E si gjithmonë në raste të tilla qytetarët fillojnë të ankohen te njerëzit kompetent.

Një gjë të tillë e ka bërë mbrëmë edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka ironizuar me situatën në teren.

“S’jom mo! Mos më shkruani për rrugë! Bashkëndjej edhe me juve dhe me komunën!” ka shkruar Ahmeti në postim në Twitter.

Pas këtij postimi të shumta kanë qenë edhe reagimet e qytetarëve, ku disa prej tyre i kanë shkruar “ktheu more në detyrë se kemi mbet pa kryetar”. /Telegrafi/