LAJMI I FUNDIT: Aksion i EULEX-it në zyrat e OVL-së së UÇK-së

Zyrat e OVL-së së UÇK-së janë rrethuar dhe janë duke u bastisur nga zyrtarët policorë të EULEX-it.

Policët e këtij misioni që ishin të armatosur rëndë janë futur brenda zyreve të kësaj organizate, por akoma nuk dihet arsyeja pse.

Ky veprim vjen vetëm një ditë pasi Gjykata Speciale nisi arrestimet e para.

Në orët e mëngjesit të ditës së djeshme u arrestua ish-eprori i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit Salih Mustafa.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar – të cilën më vonë edhe e bënë publike.

Në zyret e OVL-së së UÇK-së disa persona të panjohur kanë dorëzuar dosje të Gjykatës Speciale tri herë me radhë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Të njëjtat iu dorëzuan hetuesve të kësaj gjykate.