Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre të Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar burime brenda kryesisë së LDK-së.

Osmani në zgjedhjet e 2017-ës ka qenë gruaja më e votuar në Kosovë, me 65 mijë vota dhe ndër politikanët më të votuar në nivel vendi, nga të gjitha subjektet politike.