Reperi amerikano-jugor, Costa Titch, është rrëzuar në skenë teksa këndonte dhe ka nderruar jete menjëhere. Lajmin e trishtë e njoftoi familja e 28-vjeçarit në Instagram.
“E keqja ka trokitur tragjikisht në derën tonë. Ajo na morri djalin, vëllanë dhe nipin tonë të dashur”, thuhej në postim. Ndërkohë, nuk është zbuluar ende shkaku nga cfare ka nderruar jete reperi.
Videot e publikuara në rrjetet sociale te cilat jane shperndare gjithandej tregojnë momentin kur reperi bie në skenë dhe dikush nga shoket e tij e ngre atë. Ai qëndron në këmbë për disa sekonda dhe më pas rrëzohet.
Karriera e Costa Titch pati një rritje të shpejtë. Kënga ‘Big Flexa’ e bëri atë një yll në të gjithë Afrikën pas suksesit në TikTok. Kjo është tragjedia e fundit që ka goditur së fundmi industrinë muzikore të Afrikës së Jugut./iconstyle/ Shiko videon:
RIP Costa Titch pic.twitter.com/zQN4pvl6hD
— 𝐍𝐰𝐚𝐧𝐲𝐞 (@nwanyebinladen) March 11, 2023