Lan dyshime për një lidhje mes tyre, Sheila flet për herë të parë për raportin me Kledin

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin madje ky i fundit u shfaq edhe në videoklipin e këngëtares.

Kjo ngjalli dyshime për një lidhje mes tyre, por deri tani Sheila nuk ka sqaruar thashethemet.

E ftuar në “Mirage” ajo tha se me Kledin nuk kanë pasur më shumë se shoqëri dhe se janë miq të mirë.

“Nuk ka pasur asgjë mes nesh dhe këtë po e them këtu ekskluzivisht për ju se nuk e kam pohuar dhe as mohuar në asnjë vend tjetër, por se jo jo seshte se kemi pasur diçka, jemi miq të mirë të dy dhe thjesht na lidhi ai projekt”.