Largimi i Amosit nga Big Brother Vip Kosova duket se ka sjellë edhe krisjen e parë në grupin e Oltës, e cila fajtore për largimin e mikut të saj konsideron Dea Mishelin menjehere pas Prime-s.
Duke folur me Kristin dhe Bled Manen, Olta tha se të gjithë fajin për daljen e Amosit nga shtëpia e kishte Dea Mishel, pasi sipas saj ishte Dea ajo që e detyroi mos shkonte në dasmën e Luizit dhe Kiarës.
“Ai duhet të thonte të vërtetën që në dasmë nuk shkova prej Deas. Dea e manipuloi dhe ai nuk shkoi. Ai ishte i dobët para asaj. Se Amosi u vesh, ne u bëmë gati të dy, erdhi Dea e shkatërroi.
Dea nuk e la të vinte në dasmë, ajo tentoi dhe me mua. Edhe mua më tha mua mos shko. Dea e mori në qafë Amosin“, tha Olta ndersa me pas edhe Luizi u pajtua me mendimin e Oltes pasi edhe sipas tij kjo situate e penalizoi.