Largoni nga shtëpia këto llamba ekonomike, shkaktojnë migrenë dhe kancer

Në mënyrë që të kursejnë para dhe energji shumë njerëz kanë zëvendësuar llambat e zakonshme me llambat të cilat janë ekologjike.

Por e vërteta është se llambat ekologjike ose ato që kursejnë energji janë ekstremisht toksike.

Si rezultat, Agjensia e Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë një plan emergjence që njerëzit duhet ta ndjekin në rast se llambat thyhen, sepse ato përmbajnë shumë element toksik.

Nëse kjo lloj llambe thyhet ajo do lëshojë 20 herë më shumë përqëndrim mërkuri sesa masa e lejuar.

Një grup shkencëtarësh që kanë punuar për këtë projekt, e cila ishte drejtuar nga Agjensia Federale e Mjedisit në Gjermani, kryesisht në Insitutin Fraunhofer Wilhelm, ka konfirmuar rezultatet e studimit të fundit.

Ata kanë zbuluar se llambat ekologjike mund të shkaktojnë:

Ankth

Lodhje

Dhimbje koke të shpeshta

Migrene

Kriza

Disorientim dhe marramendje

Një numër i madh kërkuesish kanë konfirmuar se këto llamba mund të shkaktojnë migrenë, stres dhe kancer.

Ashtu siç e përmendëm dhe më sipër ato përmbajnë sasi të larta të mërkurit, një neurotoksin që është e dëmshme si për fëmijët ashtu edhe për gratë shtatzëna, sepse ka efekte anësore në tru, mëlçi, sistemin nervor, veshkat si dhe mund të çojë në probleme me riprodhimin, sistemin imunitar dhe atë kardiovaskular.

Shiko Videon: