Web Analytics
BallinaLDK e gatshme për bisedime dhe bashkëqeverisje me VV-në

LDK e gatshme për bisedime dhe bashkëqeverisje me VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate, ka shkruar menjëherë pas mbledhjes së këshillit të saj.

Sipas kësaj partie, përgjegjësia për themelimin e institucioneve, bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

Poashtu nga kjo parti janë shprehur se ata janë të gatshëm ti vazhdojnë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje.

Komunikata e plotë:

Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs.

LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.

LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.

LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.

LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit