LDK i frikësohet shtrenjtimit të mëtutjeshëm të rrymës në dimër, ka disa pyetje për Qeverinë

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka shprehur shqetësimin për rritje të mëtutjeshme të çmimit të energjisë elektrike përgjatë sezonit të dimrit.

Mustafa, me anë të një konference për media të ftuar të shtunën, ka thënë se LDK-ja si subjekt politik, ndër tjerash, ka kërkuar nga Qeveria, ndër tjerash, që ta bëjë remontin e tërë blloqeve të KEK-ut dhe eliminojë TVSH-në në fatura.

Ai ka folur edhe për krizën ekonomike, teksa ka thënë se qeveria në krye me Albin Kurtin po qëndron, siç tha ai, spektator përballë saj.

“Përderisa qytetarët e Kosovës po përjetojnë gjendjen e rëndë të krizës ekonomike, pushteti ka vendosur ta luajë rolin e spektatorit.

Ishte pranvera e vitit 2021, kur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, paralajmëroi krizën e energjisë elektrike, ndërsa përgjigja e parë ishte padëgjueshmëria, ndërsa përgjigja e dytë ishte, po citoj, “Kur nuk ka krizë, nuk kemi si të merremi me krizë”.

Kur arriti kriza, pushteti insistoi se nuk do të ketë shtrenjtim të faturave.

Nuk vonoi shumë, ndodhi edhe shtrejntimi fatkeqësisht”, deklaroi ndër të tjera ai.

Deputeti Mustafa pati akuza edhe për ZRrE-në, të cilën e quajti si “departament i Qeverisë”, teksa ricitoi një deklaratë të një përfaqësuesi të këtij institucioni për çështjen e subvencionimit milionësh nga qeveria.

“Aq të pakoordinuara janë të veprimet e qeverisë, sa që edhe ZRRE-ja, tanimë fatkeqësisht e shndërruar në departament të qëverisë, të enjten shprehu shqetësimin se mos-alokimi i subvencionit të qeverisë për energjinë elektrike e rrezikon… dhe po ashtu furnizimin me energji elektrike”, shtoi më tej Mustafa./Lajmi/