LDK-ja paraqet kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën

LDK-ja ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kërkesa është që zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës të mbahet të shtunën e 2 majit.

“Dorëzuam kërkesën e LDK-së dhe deputetëve përkrahës për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtunë, ora 13:00, pikë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e Qeverisë së Kosovës”, ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka thënë se koalicioni ka numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë.

“Numrat i kemi.

Kërkesa për seancë u bë me 61 nënshkrime.

Kemi më shumë vota, por kërkesa u bë me 61 nënshkrime për seancë”, ka thënë ndër tjera ai.