Web Analytics
BallinaLAJMELDK përshëndet marrëveshjen për targat, thotë se ishte e panevojshme drama populliste...

LDK përshëndet marrëveshjen për targat, thotë se ishte e panevojshme drama populliste e krijuar së fundmi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), deklaroi enjten se e vlerëson dakordimin e mbrëmshëm për targat, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e ShBA-ve.

Megjithatë, në reagimin e tyre kanë thënë se ishte e panevojshme dhe e dëmshme e gjithë “drama populliste” e krijuar nga institucionet e vendit ditëve të fundit.

“LDK-ja e ka parë si tërësisht të panevojshme dhe të dëmshme gjithë dramën populliste të krijuar nga institucionet kryesore të vendit gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë, pas gjithë dramës së shkaktuar, tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit në përballje me përgjegjësitë e larta shtetërore”.

“Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit”, thuhet në komunikatën për media.

LDK-ja tutje u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të jenë transparente për procesin e dialogut politik, nëpërmjet raportimit në Kuvend përpara përfaqësuesve të zgjedhur.

“Deklarimet e fundit të kryeministrit, përveç se kontradiktore, janë dhe tepër të paqarta, së këndejmi, ato krijojnë pasiguri në lidhje me drejtimin e këtij procesi jetik për Kosovën”. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit