Web Analytics

LDK: Qeveria notën 10 e ka vetëm në shkeljen e Kushtetutës

Qeveria ka shkelur 10 herë Kushtetutën e Kosovës, kështu ka bërë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo parti i ka mbledhur të gjitha 10 vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë shpallur në kundërshtim me Kushtetutën.

LDK përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e shkeli për të dhjetën herë Kushtetutën.

LDK ka renditur vendimet e Gjykatës, duke filluar nga Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës e deri te Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu hyjnë edhe Ligji për Paga, Ligji për zyrtarët publik, Ligji për Byronë dhe disa ligje të tjera./Telegrafi/

Nga rubrika