LDK zyrtarizon edhe 10 kandidatë për kryetarë të komunave, ndër ta një femër

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar emrat edhe të 10 kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor.

Përmes një komunikate për medie, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë.

Ndër kandidatët e zyrtarizuar, është edhe Hyrie Dobrunaj, kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit

“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:

– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;