Sot zhvillohet ndeshja historike për përfaqësuesen e Kosovës kundër Anglisë, një ndeshje ku i gjithë stadiumi do jet i mbushur me tifos shqiptarë, shkruan InfoKosova.

Anglia do jet kundërshtari më i fortë që do ndeshet përfaqësuesja e Kosovës deri më tani, por kemi shumë shpresa nga djelmoshat tanë që të kthehen në Kosovë me kokën lartë.

Ndeshja do të startoj nga ora 20:45 në stadiumin “St. Mary’s Stadium” në Southampton të Anglisë, që ka kapacitetin e 32.505 ulëseve.

Nga informacionet që kemi, të gjitha biletat janë shitur dhe se numri më i madh i tifozëve do jenë shqiptarë nga Kosova dhe diaspora jonë në Angli.

Me qenë se më shumë se gjysma e tifozëve janë shqiptarë dhe për nderë të të gjithë atyre që kontribuan për këtë shtet, le të këndohet kënga “Besa Besë” të gjithë njëzërit dhe me zërin më të lartë në minutën e 10 të ndeshjes.

Mos harroni që këtë lajm ta shpërndani që kjo gjë të ndodhë sot në Angli./InfoKosova/

Inspirohuni nga këto video: